Situata në veri ka bërë që sot të mblidhet Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i cili ka marrë vendim për pezullimin e të gjitha aktiviteteve të planifikuara më herët për përgatitjen e zgjedhjeve të datës 18 dhe 25 dhjetor në komunat veriore, shkruan InLajmi.

Këtë e ka konfirmuar për InLajmin zëdhënsi i KQZ-së Valmir Elezi i cili tha se ky veprim ka ardhë pasi Presdidentja e vendit Vjosa Osmani dje ka marrë vendim për shtyerjen e zgjedhjeve në këtë pjesë të Kosovës

“Po, mund t’ua konfirmoj se pas vendimit të Presidentes së Republikës për shtyrjen e zgjedhjeve dhe caktimn e datës së re për mbajtjen e tyre, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka marrë vendim për pezullimin e të gjitha aktiviteteve të planifikuara më herët për përgatitjen e zgjedhjeve të datës 18 dhe 25 dhjetor.”
Elezi tha se KQZ-ja është dakorduar për një plan të ri operacional në organizimin e zgjedhjeve viin e ardhshëm për këtë pjese.
“KQZ-ja u dakordua për hartimin e një plani të ri operacional për organizimin e zgjedhjeve të cilat janë caktuar të mbahen më 23 prill 2023”, tha Elezi.
Kujtojmë se këto zgjedhje u vendos të mbahen pasi kryetarët e komunave serbe kanë dhë dorëheqje dhe pas largimit nga të gjitha institucionet e Kosovës. /InLajmi/




















