• Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi
Sunday, 22 June, 2025
InLajmi
Advertisement
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
InLajmi
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Ballina KRYESORE

Këto janë elementet kyçe në planin franko-gjerman, por jo edhe njohja e ndërsjellë

Arjanita Osmanaj nga Arjanita Osmanaj
11 December 2022
në KRYESORE
0 0
0
Këto janë elementet kyçe në planin franko-gjerman, por jo edhe njohja e ndërsjellë
0
SHPERNDARJE
33
PAMJE
Share on FacebookShare on Twitter

Të drejta të barabarta Kosovës dhe Serbisë, respektim i integritetit territorial, paprekshmëri e kufijve, njohje e simboleve shtetërore dhe një aranzhim i veçantë për komunitetin serb në Kosovë janë elementet kyçe të një propozimi të BE-së për normalizimin e marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë.

Ky propozim, i njohur edhe si plani franko-gjerman, mësohet se u është dhënë palëve qysh në fund të verës. Ai ka mbështetjen e Francës, Gjermanisë dhe Shteteve të Bashkuara.

Në dokument nuk përmendet njohja e ndërsjellë mes Kosovës dhe Serbisë apo anëtarësimi i Kosovës në Organizatën e Kombeve të Bashkuara – për të cilat gjëra insistojnë publikisht zyrtarët kosovarë – por theksohet mbështetja që palët duhet t’i japin njëra-tjetrës në procesin e integrimeve evropiane.

Nga Serbia, po ashtu, kërkohet që të mos e pengojë anëtarësimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare.

Disa burime në Bruksel dhe në kryeqytetet kryesore evropiane e konfirmuan vërtetësinë e propozimit.

Edhe pse gjatë periudhës së kaluar, në media u publikuan disa versione, aktorët kryesorë në Bruksel, Prishtinë apo Beograd nuk e konfirmuan asnjëherë autenticitetin e tyre, ndonëse pranuan se ekziston një plan.

Javën e kaluar, në margjinat e një samiti midis BE-së dhe Ballkanit Perëndimor në Tiranë, shefi i politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell, konfirmoi se Kosova dhe Serbia kanë marrë versionin e përditësuar të planit.

Edhe pse versioni i ri ka ndryshime, ato nuk janë thelbësore dhe se elementet kryesore për marrëveshjen bazë, mbeten të njëjta.

Propozimi i ka dhjetë pika dhe nëse palët pajtohen me të, ai do të hapë rrugën për vazhdimin e dialogut drejt një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse, ligjërisht obliguese.

Në dokument nënvizohet se nëse palët pajtohen me të, ato do të jenë të vetëdijshme se moscenimi i kufijve, respektimi i integritetit territorial dhe sovranitetit, si dhe mbrojtja e pakicave janë kushtet bazë për paqe.

Aty, po ashtu, nënvizohet se të 2-ja palët do të kenë si pikënisje qëllimin dhe parimet e vendosura në Kartën e Kombeve të Bashkuara, posaçërisht respektimin e pavarësisë, autonomisë, integritetit territorial dhe të së drejtës për vetëvendosje, si dhe ruajtjen e të drejtave të njeriut dhe mosdiskriminimin.

Sipas propozimit, palët do të zhvillonin marrëdhënie të mira fqinjësore mes vete, duke u bazuar në të drejtat e barabarta, si dhe do t’i njihnin simbolet e njëra-tjetrës, përfshirë pasaportat, targat e veturave, diplomat dhe vulat doganore.

Të gjitha mospajtimet, sipas këtij propozimi, Kosova dhe Serbia do t’i zgjidhnin me mjete paqësore, duke u përmbajtur nga kërcënimet apo përdorimi i forcës.

Po sipas tij, palët do t’i hapnin “misionet e përhershme” në selitë qeveritare të njëra-tjetrës dhe do të niseshin nga fakti se “asnjëra nuk mund të përfaqësojë palën tjetër në sferën ndërkombëtare”.

Propozimi thekson në mënyrë eksplicite se “Serbia nuk do ta kundërshtojë anëtarësimin e Kosovës në asnjë organizatë ndërkombëtare”.

Në një pikë të propozimit përmendet edhe rregullimi i statusit të Kishës Ortodokse Serbe në Kosovë, si dhe aranzhimet për komunitetin serb në Kosovë.

Një nivel “i fortë” i mbrojtjes do të duhej t’i sigurohej Kishës Ortodokse Serbe dhe trashëgimisë kulturore dhe fetare serbe në Kosovë, thuhet në propozim.

Ai nuk e përmend në mënyrë të drejtpërdrejtë krijimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë, por vë theksin mbi zbatimin e të gjitha obligimeve që kanë marrë palët, deri më tash, në dialogun e tyre për normalizimin e marrëdhënieve.

Kosova dhe Serbia kanë arritur marrëveshje për Asociacionin e komunave me shumicë serbe në vitin 2013, por ajo nuk është zbatuar asnjëherë.

Ndonëse autoritetet në Serbi insistojnë në zbatimin e saj, ato në Kosovë thonë se nuk mund të formojnë asociacion njëetnik.

Propozimi i BE-së thotë se, sa i përket “nivelit përkatës të vetëqeverisjes” për serbët e Kosovës, “të 2-ja palët obligohen që të vendosin aranzhime të posaçme dhe garanci në përputhje me instrumentet relevante të Këshillit të Evropës, duke u bazuar në përvojat ekzistuese evropiane”. Kjo, me qëllim që të sigurohet niveli i duhur i vetëqeverisjes për komunitetin serb në Kosovë, si dhe kapacitetet për ofrimin e shërbimeve në disa fusha, përfshirë edhe mundësinë e mbështetjes financiare nga Serbia dhe kanalet e komunikimit direkt të komunitetit serb me Qeverinë e Kosovës.

Sipas dokumentit, palët do të duhej të rrisnin bashkëpunimin në disa fusha, përfshirë: ekonominë, shkencën, teknologjinë, transportin, drejtësinë, postën dhe telekomin, shëndetësinë, kulturën, religjionin, sportin dhe mjedisin.

Dokumenti, në veçanti, përmend bashkëpunimin për çështjen e të pagjeturve nga lufta e viteve 1998/99 dhe të drejtat e personave të zhvendosur.

Palët, po ashtu, do të merrnin në konsideratë edhe përkushtimin e Bashkimit Evropian dhe të donatorëve tjerë për krijimin e një pakete të veçantë të mbështetjes financiare për projektet e përbashkëta.

Në fund, parashihet edhe krijimi i komisioneve të përbashkëta për të monitoruar zbatimin e vetë propozimit të BE-së.

Kosova dhe Serbia, me ndërmjetësimin e BE-së dhe mbështetjen e SHBA-së, janë në negociata për normalizimin e marrëdhënieve qysh në vitin 2011.

Ato kanë arritur dhjetëra marrëveshje, por zbatimi i shumicës së tyre në terren ka ngecur.

Në Kosovë thonë se dialogu duhet të përfundojë me njohje të ndërsjellë, ndërsa në Serbia insistojnë në zgjidhje kompromisi, por pa specifikuar shumë se çka nënkuptojnë me të, shkruan REL.

Më herët, zyrtarët në Prishtinë kanë thënë se propozimi i BE-së, apo plani franko-gjerman, paraqet një bazë të mirë për të vazhduar dialogun me Serbinë, ndërsa ata në Beograd kanë thënë se nuk është i favorshëm për ta.

Tags: Asociacioni i komunaveFrancaGjermania
Postimi i mëparshëm

Dimri “armik” i lekurës, por ja zgjedhja për mbrojtje!

Postimi tjetër

Urdhër i prerë, ambasada amerikane kërkon heqjen e menjëhershme të barrikadave në veri

Të ngjajshme Postime

Gjykata: Ivanoviq u vra se s’iu nënshtrua LS-së, koka e organizimit ishte Radoiçiqi me shtetin serb
KRYESORE

Gjykata: Ivanoviq u vra se s’iu nënshtrua LS-së, koka e organizimit ishte Radoiçiqi me shtetin serb

21 June 2025
Memli Krasniqi rizgjidhet kryetar i PDK-së
KRYESORE

Memli Krasniqi rizgjidhet kryetar i PDK-së

21 June 2025
“S’kam koment”, tha Abdixhiku kur u pyet se kë po e dërgon Kurti si ndërmjetës për koalicion
KRYESORE

“S’kam koment”, tha Abdixhiku kur u pyet se kë po e dërgon Kurti si ndërmjetës për koalicion

21 June 2025
Krasniqi në Konventën e PDK-së: Kauza jonë është Kosova, të mobilizohemi për fitore të reja
KRYESORE

Krasniqi në Konventën e PDK-së: Kauza jonë është Kosova, të mobilizohemi për fitore të reja

21 June 2025
“Kosova është buzë kolapsit”, Çitaku i PDK-së: Për LVV-në dhe Kurtin pushteti është më i rëndësishëm se shteti
KRYESORE

“Kosova është buzë kolapsit”, Çitaku i PDK-së: Për LVV-në dhe Kurtin pushteti është më i rëndësishëm se shteti

21 June 2025
Dështimi i 35–të, nuk ka konstituim të Kuvendit
KRYESORE

Dështimi i 35–të, nuk ka konstituim të Kuvendit

21 June 2025
Postimi tjetër
Urdhër i prerë, ambasada amerikane kërkon heqjen e menjëhershme të barrikadave në veri

Urdhër i prerë, ambasada amerikane kërkon heqjen e menjëhershme të barrikadave në veri

Lajmet e fundit

Gjykata: Ivanoviq u vra se s’iu nënshtrua LS-së, koka e organizimit ishte Radoiçiqi me shtetin serb

Gjykata: Ivanoviq u vra se s’iu nënshtrua LS-së, koka e organizimit ishte Radoiçiqi me shtetin serb

21 June 2025
Memli Krasniqi rizgjidhet kryetar i PDK-së

Memli Krasniqi rizgjidhet kryetar i PDK-së

21 June 2025
“S’kam koment”, tha Abdixhiku kur u pyet se kë po e dërgon Kurti si ndërmjetës për koalicion

“S’kam koment”, tha Abdixhiku kur u pyet se kë po e dërgon Kurti si ndërmjetës për koalicion

21 June 2025
Erdogan: Qeveria Netanyahu është pengesa më e madhe për paqen, ambiciet e tij janë si ato të Hitlerit

Erdogan: Qeveria Netanyahu është pengesa më e madhe për paqen, ambiciet e tij janë si ato të Hitlerit

21 June 2025
Krasniqi në Konventën e PDK-së: Kauza jonë është Kosova, të mobilizohemi për fitore të reja

Krasniqi në Konventën e PDK-së: Kauza jonë është Kosova, të mobilizohemi për fitore të reja

21 June 2025
“Kosova është buzë kolapsit”, Çitaku i PDK-së: Për LVV-në dhe Kurtin pushteti është më i rëndësishëm se shteti

“Kosova është buzë kolapsit”, Çitaku i PDK-së: Për LVV-në dhe Kurtin pushteti është më i rëndësishëm se shteti

21 June 2025
Dështimi i 35–të, nuk ka konstituim të Kuvendit

Dështimi i 35–të, nuk ka konstituim të Kuvendit

21 June 2025
InLajmi

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga IN MEDIA GROUP SHPK. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me të drejta autoriale të In Media Group shpk. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime të përfitimit pa lejen paraprake të Gazetës Online “In Lajmi”.
Lajmet dhe materialet të vendosura në www.inlajmi.com të cilat janë të huazuara nga mediume apo portale të tjera mbeten e drejtë e patjetërsueshme e mediumeve përkatëse.

Na ndiqni

Adresa:

Rr. Mujë Krasniqi, C7/2, nr. 18, Ulpianë, Prishtinë

Redaksia: 046 415 344

049 415 344

Marketingu: 045 55 66 60

Email: info@inlajmi.com

marketing@inlajmi.com

  • Impressum
  • Per ne

© 2021 InLajmi

Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi

© 2021 InLajmi

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Fjalëkalimi i harruar?

Plotësoni formularët më poshtë për t'u regjistruar

All fields are required. Identifikohu

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Identifikohu