Ambasadori amerikan Jeffrey M. Hovenier tha se Shtetet e Bashkuara të Amerikës e dënojnë ashpër sulmin e mbrëmjes së të shtunës ndaj një patrulle të EULEX-it, përcjell InLajmi.
Ambasadori Hovenier shtoi se sulmet e dhunshme ndaj Policisë së Kosovës dhe personelit të sigurisë ndërkombëtare janë të papranueshme.
Ai theksoi se përgjegjësit e këtyre sulmeve duhet të mbajnë përgjegjësi për veprimet e tyre dhe të përgjigjen para sistemit të drejtësisë në Kosovë.
Postimi i plotë i tij:
SHBA i bashkohet EULEX-it në dënimin e fuqishëm të sulmit ndaj një patrullë të saj mbrëmjen e së shtunës. Sulmet e dhunshme ndaj Policisë së Kosovës dhe personelit të sigurisë ndërkombëtare janë të papranueshme dhe përgjegjësit duhet të mbajnë përgjegjësi përmes sistemit të drejtësisë kosovare./InLajmi/