Sulmet nga strukturat serbe drejtë njesive të Eulex-it dhe Policisë së Kosovës po dënohen ashpër nga krerë institucional dhe ndërkombëtar, por dikush si duket i dalloj pak këto 2 katëgori, përcjell InLajmi.
Ishte Përfaqësuesi i Lartë të BE-së, Josep Borrell ai I cili në Twitter shkroi së:
“BE nuk do të tolerojë sulmet ndaj EULEX-it, ose përdorim të akteve të dhunshme kriminale në veri. Barrikadat duhet të hiqen menjëherë nga grupet e serbëve të Kosovës”, e për këtë si duket nuk i erdhi mirë Ministres së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla-Schwarz.
Së fundmi Gërvalla-Schwarz i ka reaguar Borrellit ku sipas saj të gjithë ata që po qëndrojnë në mbrojtje të vendit kanë jetë dhe jeta e gjithsecilit atje ka rëndësi, duke lënë të kuptohet se kësaj të fundit i ngëli “hatri” që Borell nuk përmendi pjesëtarët e Policisë së Kosovës.
Sipas saj të gjitha deklaratat që përmbajnë anshmëri dhe nuk e dënojnë agresionin e shtetit serb inkurajojnë përshkallëzimin e mëtejshëm të situarës./InLajmi/
https://twitter.com/gervallaschwarz/status/1601951028563296258?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1601951028563296258%7Ctwgr%5E13b53f8d68d697c1dec9effcb8db44f0ef794daf%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Flajmi.net%2Fborrell-denoi-vetem-sulmin-e-serbeve-ndaj-eulex-it-reagon-gervalla-cdo-jete-ka-rendesi%2F