I dërguari Special i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për dialogun Kosovë-Serbi, Gabriel Escobar po qëndron në Kosovë edhe pse kjo nuk ishte e ditur deri para pak çastesh, përcjell InLajmi.
Kjo u bë e ditur në momentin kur nga Manastiri i Deçanit u bë publike një fotografi ku shiheshin Escobar bashkë me Alyson Grunder, zëvendësshefe e Misionit në Amabasadën e SHBA-së në Prishtinë në Manastir.
Nga Manastiri u shprehen mirënjohes për viziten e Escobarit pasi sipas tyre kjo po tregon vendosshmeri nga SHBA-të për të mbrojtur komunitet dhe trashëgiminë fetare në Kosovë.
Kujtojmë se Escobar kishte nisur një vizitë në Ballkan disa ditë më parë. /InLajmi/
https://twitter.com/DecaniMonastery/status/1602033199282102276?cxt=HHwWiIC9mZ6tyLssAAAA