Ambasadori gjerman Jorn Rohde ka reaguar pas njoftimit të EULEX-it se një patrullë e saj është sulmuar në Mitrovicën e Veriut me bonbë çorientuese, përcjell InLajmi.
Ambasadori Rohde tha se dhuna ndaj EULEX-it dhe ofruesve të tjerë të sigurisë duhet të ndalet tani.
Ai shtoi se EULEX-i po kontribuon në ofrimin e sigurisë dhe mirëqënies së qytetarëve në kohën kur situata në veri të Kosovës është e tensionuar.
Reagimi i ambasadorit gjerman Jorn Rohde erdhi menhëherë pas njoftimit të EULEX-it dhe reagimit të ambasadorit amerikan, Jeffrey M. Hovenier.
Postimi i plotë i tij:
#EULEX-i kontribuon në ofrimin e sigurisë dhe mirëqënies për të gjithë qytetarët. Dhuna kundër EULEX-it dhe ofruesve të tjerë të sigurisë duhet të ndalet tani./InLajmi/