Pas tensioneve të fundit në veri, zëvendëskryeministri i Italisë Antonio Tajani, ka telefonuar kryeministrin e Kosovës Albin Kurtin dhe presidentin serb Aleksandar Vuçiq për t’u bërë thirrje që t’i shmangin veprimet e njëanshme, përcjell InLajmi.
Tajani ka theksuar se tensionet në veri të Kosovës rrezikojnë stabilitetin në rajon.
Tutje ministri i Jashtëm i Italisë ka thënë se vendi i tij mbetet protagonist e paqes në Ballkan.
Ndryshe, gjatë të premtes ishte edhe SHBA, e cila kërkoi nga Kosova dhe Serbia që të shmangin çdo veprim që çon në tensionim të situatës. /InLajmi/
https://twitter.com/Antonio_Tajani/status/1601513172921626625?cxt=HHwWgsDR8dvv27ksAAAA