Policia e Kosovës të shtunën njoftoi se ka mbyllur për qarkullim pikat kufitare në Jarinë dhe Bërnjak, që lidhin Kosovën dhe Serbinë, kjo pas barrikadave të vendosura atje nga serbët, përcjell InLajmi.
Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, këtë të shtunë reagoi pas vendosjes së barrikadave në veri duke thënë se shteti i Kosovës duhet të shfrytëzojë të gjithë mekanizmat që i ka për heqjen urgjente të barrikadave dhe çdo pengese tjetër në veri.
Tutje ai kërkoi që Qeveria e Serbisë të heqë dorë menjëherë nga politika luftënxitëse dhe t’i tërheqë nga veriu njësitë e veta paramilitare dhe apeloi tek BE dhe SHBA që të ndërhyjnë me qëllim të qetësimit të situatës atje.
Postimi i plotë i tij:
Shteti i Kosovës të shfrytëzojë të gjithë mekanizmat që i ka për heqjen urgjente të barrikadave dhe çdo pengese tjetër në veri.
Qeveria e Serbisë të heqë dorë menjëherë nga politika luftënxitëse dhe t’i tërheqë nga veriu njësitë e veta paramilitare. Apeloj te BE dhe SHBA që të ndërhyjnë me qëllim të qetësimit të situatës në veri.
Paqja është e paalternativë! Kosova dhe Serbia të ulen dhe ta arrijnë marrëveshjen e paqes për njohje të ndërsjellë!/InLajmi/