Drejtori i të ashtuquajturës “Zyra për Kosovën” në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, ka thënë se sot Policia e Kosovës ka arrestuar ish-punonjësin e saj, Dejan Pantiq.
Sipas tij kjo është “hakmarrje dhe frikësim brutal nga Kurti’.
Ai ka thënë se Pantiq është arrestuar në pikë kalimin kufitar në Jarinje, raporton Gazeta Express.
“Pjesëtarët e Policisë së Kosovës të Kurtit kanë arrestuar sot në vendkalimin administrativ në Jarinje, Dejan Pantiq, ish-pjesëtar i Policisë së Kosovës, i cili është larguar nga ky institucion më 5 nëntor së bashku me kolegët e tij, dhe i cili deri atëherë ishte i punësuar në stacionin policor në Mitrovicë. “, ka thënë Petkoviq