Pas shteteve të QUINT-it edhe shefi i misionit të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë në Kosovë, Michael Davenport, ka mirëpritur vendimin e Presidentes Vjosa Osmani për shtyrje të zgjedhjeve në veri, përcjell InLajmi.
Davenport të shtunën ka thënë se e mirëpret vendimin e presidentit Osmani dhe liderëve të partive politike për shtyrjen e kuvendit komunal dhe zgjedhjet për kryetarë komunash në komunat veriore.
Tutje ai tha se kjo mundësi duhet shfrytëzuar për t’i ulur tensionet e krijuara ditëve të fundit në atë pjesë të Kosovës si dhe për t’u përqendruar në dialog.
Rikujtojmë se këto zgjedhje ishin planifikuar të mbaheshin me datë 18 Dhjetor të këtij viti.
Postimi i plotë i tij:

E mirëpres vendimin e presidentit Osmani dhe liderëve të partive politike për shtyrjen e kuvendit komunal dhe zgjedhjet për kryetarë komunash në komunat veriore. Të gjithë duhet ta shfrytëzojnë këtë mundësi për të ulur tensionet dhe për t’u fokusuar në dialog. /InLajmi/