Pas vendimit të shtyrjes së zgjedhjeve në veri ka reaguar ish -ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Meliza Haradinaj-Stublla e cila tha se kjo shtyrje e zgjedhjeve duhet të shfrytëzohet për të hapë përfundimisht Urën e Ibrit, përcjell InLajmi.
Pos kësaj kjo shtyrje sipas ish-ministres duhet të shfrytëzohet edhe për të shtrirë rendin e ligjin dhe për të asgjësuar bandat kriminale të Vuçiqit në veri.
Por nëse këto nuk shfrytëzohen Haradinaj-Stublla tha se më nuk do të ketë asnjë sens politik, as ligjor, as shtetëror.
Postmi i plotë i saj:
Nëse kjo shtyerje e zgjedhjeve lokale në veriun e Kosovës nuk shfrytëzohet për të hapë përfundimisht Urën e Ibrit, për të shtrirë rendin e ligjin, dhe për të asgjësuar bandat kriminale të Vuçiqit në veri, nuk do të ketë asnjë sens politik, as ligjor, as shtetëror! /InLajmi/