Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, këtë të shtunë njoftoi për shtyrjen e zgjedhjeve në katër komunat veriore Mitrovicë e Veriut, Leposaviq, Zubin Potok, Zveçan pas takimit që pati me partitë poltike në vend, përcjell InLajmi.
Pas këtij vendimi të Osmanit, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ditën e dielë do të mbajë mbledhjen e saj të radhës.
Kjo është bërë e ditur nga anëtari i Partisë Demokratike të Kosovës në KQZ, Ilir Gashi, në një pronocim për InLajmin.
“Po nesër kemi mbledhje në ora 11 me të vetmën pikë”, tregoio Gashi për InLajmin.
Tutje ai shtoi se pika kryesore e kësaj mbledhje do të jetë vendimi I Presidentës Osmani për shtyrjen e zgjedhjeve në veri të vendit. /InLajmi/