Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj në 74 vjetorin e Deklaratës Universale për të Drejtat e Njeriut tha se kjo ditë kujtojnë më së miri NATO-n në krye me miqtë tanë SHBA-të, të cilët dënuan shkeljen e të drejtave ndaj shqiptareve, përcjell InLajmi.
Haradinaj tregoi se Kosova u ndërtua nga hiri i mohimit të të drejtave të njeriut, padrejtësi të cilat do të mbeten në histori sa të ekzistojë njerëzimi.
Po ashtu ai shtoi se gratë dhe burrat që çdo ditë luftuan dhe luftojnë për të drejtat e njeriut janë ndërgjegjja e popujve.
Postimi i plotë i tij:
Sot, në 74-vjetorin e Deklaratës Universale për të Drejtat e Njeriut, kujtojmë një ndër veprat më madhore të njerëzimit. Gratë dhe burrat që çdo ditë luftuan dhe luftojnë për të drejtat e njeriut janë ndërgjegja e popujve.
Kosova u ndërtua nga hiri i mohimit të të drejtave të njeriut, padrejtësi të cilat do të mbeten në histori sa të ekzistojë njerëzimi. Këto padrejtësi na kujtojnë më së miri NATO-n në krye me miqtë tanë SHBA-të, të cilët dënuan shkeljen e të drejtave ndaj shqiptarëve. Janë ata të cilët u kujdesën që këtë deklaratë ne sot ta mishërojmë në Kushtetutë. /InLajmi/