Ish-kryenegocatorja Edita Tahiri të shtunën reagoi pas vendimit të Presidentës së Kosovës, Vjosa Osmani në lidhje me shtyrjen e zgjedhjeve në Veri të vendit, përcjell InLajmi.
Tahiri tha se veriu është duke u rrezikuar nga hapat e gabuar të Qeverisë së udhëhequr nga kryeministri Albin Kurti duke shtuar se tani është koha që opozita ti thotë stop kësaj qeverie.
Tutje ish-kryenegocatorja tha se opozita nuk duhet të pres shumë sepse mund të jetë vonë për shtetin e Kosovës dhe qytetarëve të saj.
Postimi i plotë pa ndërhyrje:
Veriu po rrezikohet nga hapat e gabuara te Qeverise Kurti, koha qe opozita t’i thote stop qeverise, nuk duhet te pres me shume…sa nuk eshte bere vone. /InLajmi/