Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, pas takimit me presidenten Vjosa Osmani, shtyerjen e zgjedhjeve në veri për më shumë se 4 muaj e ka quajtur dështim të Qeverisë, raporton InLajmi.
“Ajo që duam qartë është se institucionet e Kosovës, Qeveria ka dështuar të krijonë kushtet për mbajtjen e zgjedhjeve në vend”, deklaroi Çitaku
Ajo tregoi edhe arsyen se pse pranuan shtyerjen e zgjedhjeve duke shtuar se PDK-ja nuk mund të hyjë e vetme në zgjedhje në veri, sepse ishte mendim i të gjitha partive që zgjedhjet të shtyhen.
“PDK-ja nuk mund të hyjë e vetme në zgjedhje në veri, sepse ishte mendim i të gjitha partive që zgjedhjet të shtyhen, dhe ne iu bashkuam këtij konsensusi”, tha ajo.
Tutje nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës ka porositur Qeverinë që deri në prill, të merret shumë më seriozisht çështja e veriut të vendit. /InLajmi/