Lionel Messi është parë tërë vrer pas ndeshjes së Argjentinës me Holandën në Kupën e Botës.
Sulmuesi i Paris Saint Germain ishte i nervozuar, ndonëse ekipi i tij fitoi në fund të ndeshjes.
Për ta marrë këtë triumf u desh që skuadrat t’u nënshtrohen penalltive, anipse Argjentina printe 2-0 deri afër fundit të ndeshjes.
Ecuria e kësaj loje dhe zënkat në fushë duket që nuk kaluan aq lehtë për 7 herë fituesin e “Topit të Artë”, i cili, gjatë prononcimit për medie pas ndeshjes filloi të ngatërrohej me lojtarin e Holandës Werghost, që nuk shihej nga kamerat.
“Ç’po shikon, budalla? Vazhdo tutje”, iu drejtua argjentinasi lojtarit, transmeton Lajmi.net.
Messi pati edhe një zënkë me trajnerin e “tulipanëve”, Louis Van Gaal.