UN Women në kuadër të fushatës “16 Ditë Aktivizëm Kundër Dhunës me Bazë Gjinore”, po realizon një kampanjë pjesë e të cilës janë fytyra të ndryshme publike, përcjell InLajmi.
Vesa Luma ishte artistja e radhës që u bë pjesë e kësaj kampanje ku dhe pati një mesazh vetëdijesimi për ndalimin e ushtrimit të dhunës ndaj grave.
Luma tregoi se duhet që gruaja të respektohet jo vetëm sepse është grua por sepse është e barabartë si ti tjerat dhe kërkoi që burrat të mos bëhen dhunues.
Ndryshe, pjesë e kësaj kampanje ishte edhe artistja shqiptare me famë ndërkombëtare, Rita Ora bashkë me nënën e saj të cilat patën një mesazh lidhur me dhunën në familje. /InLajmi/