Politikanja serbe nga Kosova, Rada Trajkoviq, ka bërë komentet e saj mbi zhvillimet e fundit në veri të vendit.
Ajo thotë se “situata në veri është alarmante” derisa elaboron që serbët lokalë nuk kanë mbrojtje të Policisë.
Trajkoviq tha se boshllëqet që janë shkaktuar në veri kanë ardhur si pasojë e vendimeve të pamatura të Presidentit të Serbisë, Aleksander Vuçiq.
“Në vakuumin e sigurisë të shkaktuar nga një vendim i pamatur i Aleksandër Vuçiq, tashmë jemi dëshmitarë të tentativave për grabitje dhe kolaps të përgjithshëm” ka thënë ajo, përcjell Insajder Online.
Trajkoviq ka akuzuar Vuçiqin për largimin masiv të zyrtarëve serbë nga institucionet e vendit, derisa ka bërë thirrje për rikthimin e policëve serbë “urgjentisht” në shërbim.