Pas ngjarjeve zhvillimeve të fundit në veri situata e sigurisë në atë pjesë është tejet e “brishtë” e për këtë ka reaguar edhe ish-ministri Skënder Hyseni i cili për të shmangur eskalimin e situatës atje i ka bërë thirrje presidentes krerëve të shtetit që ti “pezullojnë” përkohësisht zgjedhjet në 4 komunat veriore, përcjell InLajmi.
Sipas Hysenit do të ishte e “rrezikshme” që pas incidenteve të provohet mbajtja e zgjedhjeve kur veriu tani është tërësisht në duart e bandave e grupeve kriminale serbe që dirigjohen Vuçiqi i cili mezi pret aktivizimin e skenarëve të errët për atë pjesë.
Tutje, theksoi Hyseni presidentja duhet të jap përgjigjen a do të mbahen zgjedhjet e sidomos tani pas situatës më të re të krijuar në veri me shkrepje armësh dhe plagosje policësh.
Për më tepër ish-kryediplomati kujton historikun e luftërave në Ballkan të cilat jo rrallë gjatë historisë kanë filluar nga një plumb i shkrepur.
Postimi i plotë i tij:
Në Ballkan, jo rrallë gjatë historisë, një plumb i shkrepur ka shënuar fillimin e një lufte shkatërrimtare. Kur shpërthejnë konfliktet, kot identifikon fajtorët, sepse pasojat i bartë qytetari.Presidentja Osmani kishte vendosur të caktonte një datë për mbajtjen e zgjedhjeve ne veri. Askush nuk e konteston ligjshmërinë e këtij vendimi në një situatë normale. Por, a ishte Presidentja Osmani në dijeni për potencialin shpërthyes në veri para se të bënte këtë hap?!. A ishte konsultuar ajo me organet kosovare të sigurisë?! A mund të zhvillohet një proces zgjedhor normal në një situatë jonormale, e madje edhe shpërthyese?! Përgjigjja në këtë pyetje është jo! Por përgjigja duhet të ipet nga vet Presidentja, sidomos tani pas situatës më të re të krijuar në veri me shkrepje armësh dhe plagosje policësh.Osmani e Kurti, sot duhet të dalin para popullit dhe tregojnë çfarë zgjedhjesh do te mbahen ne veri. A ka kushte për mbajtjen e tyre apo ato duhet të shtyhen që të evitohet eskalimi i mëtejshëm i situatës. Pothuaj çdo veprim e vendim diletant e amatoresk i Kurtit dhe Osmanit në veri muajve të fundit ka qenë i gabuar! Sot veriu është tërësisht në duart e bandave e grupeve kriminale serbe atje, të cilat dirigjohen nga Presidenti serb Vuçiq, i cili si gjithmonë kërkon dhe është në pritje edhe të pretekstit më më të vogël për të aktivizuar skenarët më të errët në veri.Kurti e Osmani sot duhet t’i drejtohen popullit dhe të marrin vendim për shtyrjen e zgjedhjeve në veri deri në krijimin e rrethanave normale!. S.H. /InLajmi/