Pas shpërthimeve që kanë ndodhur ditën e martë dhe mbrëmjen e së mërkurës, ekipet e gazetarëve po qëndrojnë vazhdimisht në Mitrovicën e Veriut, për të raportuar se çfarë po ndodh atje.
Shpërthimet erdhën pak ditë para zgjedhjeve të jashtëzakonshme për kryetarë të 4 komunave në Mitrovicën e Veriut.
Ndryshe zgjedhjet e jashtëzakonshme në veri të vendit, sipas vendimit të Presidentes së Kosovës të mbahen me 18 dhjetor.
Situata në veri ndonëse raportohet e qetë, atje vazhdimisht po ndodhin incidente, sikur edhe ai së enjtes mbrëma në Veri të Mitrovicës, ku presona të armatosur sulmuan dhe lënduan policinë e Kosovës.
Gjithnjë ndodhin incidente, por prapë raportohet për situatë të qetë në veri, por këtë “qetësi” nuk e anashkalojnë zyrtarët e EULEX-it, ndërsa dërgojnë forca shtesë në veri, tek Ura e Ibrit, transmeton indeksonline.
Ndërkaq, edhe në Lagjen e Boshnjakëve gjithashtu raportohet se situata është e qetë.