Me rastin e kësaj dite, ambasada e SHBA-ve në Tiranë ka bërë një njoftim, ku thekson përkushtimin e Amerikës për të vazhduar përpjekjet për të rritur transparencën në komunitetin global, përcjell InLajmi.
Ambasada amerikane bën me dije se Departamenti i Shtetit i SHBA-ve lufton korrupsionin përmes diplomacisë, duke zhvilluar standarde të forta ndërkombëtare dhe duke mbështetur zbatimin e tyre.
Njoftimi i plotë i Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës:
Departamenti i Shtetit i SHBA lufton korrupsionin përmes diplomacisë, duke zhvilluar standarde të forta ndërkombëtare dhe duke mbështetur zbatimin e tyre, duke ndërtuar dhe forcuar institucionet qeveritare dhe rrjetet ndërkombëtare, duke përdorur kufizimet e vizave dhe sanksionet ndaj zyrtarëve të korruptuar dhe duke mbështetur gazetarët dhe organizatat jo-qeveritare që promovojnë transparencën dhe nxisin kërkesën e llogarisë ndaj individëve të korruptuar. Shtetet e Bashkuara janë thellësisht të përkushtuara për të vazhduar këto përpjekje dhe për të rritur transparencën në komunitetin global./InLajmi/