Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Ramush Haradinaj, të premten vizitoi në spital policin që u plagos të enjeten në veri të vendit, nga disa persona të armatosur, të cilët sulmuan Policinë, përcjell InLajmi.
Haradinaj tregoi se gjatë takimit ai i uroi shërim të shpejtë policit të plagosur Ekrem Neziri, ku dhe i shprehi falenderimet e tij për shpreh falënderues për shërbimin e Policit.
Tutje Haradinaj tha se kushdo që përballet me Policinë e Kosovës duhet të japë llogari para drejtësisë, dhe u shpreh falënderues ndaj gjithë pjesëtarëve të Policisë së Kosovës për shërbimin ndaj Atdheut.
Postimi i plotë i tij: