Federata Sindikale e Punëtorëve Teknikë të Sektorit Privat kanë protestuar të premten para objektit të Komunës së Prishtinës, pasi po kërkojnë rritjen e pagave, raporton InLajmi.
Kryetari i Federatës Sindikale të Punëtorëve Teknik të Sektorit Privat, Jusuf Azemi, tregoi se para se të niste kjo protestë janë takuar me nënkryetarin e Prishtinës, Alban Zogaj ku kanë diskutuar për kërkesat e këtyre punëtorëve dhe nëse deri në shkurt nuk plotësohen këto kërkesa do të kërkohet nga punëtorët që ta lëndë vendin e punës.
“Ne më një shkurt nëse nuk rriten pagat e këtyre punëtorëve atëherë gjithë këta punëtor do t’i thërrasim që ta lejnë vende e tyre të punës sepse nuk mund të punojnë për 250 euro”, tregoi ai.
Po ashtu ai tregoi edhe kërkesat që sipas tij janë supët të arsyeshme, e këto kërkesa tona kanë qenë dy rritja e pagave dhe kthimi nënë menaxhim të komunës së Prishtinës ashtu siç kanë qenë këta punëtor. /InLajmi/