Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, në seancën e së premtes para ligjvënësve për situatë aktuale në veri, derisa theksoi se lutjen e çdoditshme të saj që kryeministri Albin Kurti të ketë sukses për veprimet e marra në veri, raporton InLajmi.
Ndërkohë, deputetja Musliu shprehur edhe urimin ndaj kryeministrit Kurti, duke thënë se me veprimet e tij uroj që të mos e ketë futur veriun e vendit në rrugë pa krye.
“Sa i përket gjendje aktuale në veri, unë kam një lutje dhe një urim për kryeministrin. Lutem çdo ditë dhe uroj që të keni sukses me veprimet e marra atje, sikurse lutem çdo minutë dhe uroj që ju mos të jeni futur në një rrugë pa kryer në veriun e Kosovës” tha Musliu.
Këto deklarata deputetja e PDK-së i bëri në seancën plenare të Kuvendit të Kosovës, për Projektligjin për Paga./InLajmi/