Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu tha se me votimin e Komisionit Ad Hoc për Vetingun në drejtësi shteti i së drejtës do të bëhet, se nuk ka alternativë tjetër, përcjell InLajmi.
Haxhiu shtoi se ky komision u votua në seancën e së premtes në Kuvendin e Kosovës dhe ky komision do të mundësojë tutje zhvillimin dhe jetësimin e reformës në drejtësi.
Ajo tha se sistemi i drejtësisë duhet ta ketë besimin e qytetarëve të Kosovës dhe ka nevojë për gjyqtarë e prokurorë me integritet dhe profesional, që janë llogaridhënës dhe transparent.
Postimi i plotë i saj:
Në seancën e së premtes të Kuvendit të Kosovës, sapo u votua Komisioni Ad Hoc për Vetingun në drejtësi.
Padyshim se ky është një lajm shumë i mirë, i cili do të mundësojë tutje zhvillimin dhe jetësimin e reformës në drejtësi.
Sistemi i drejtësisë, duhet ta ketë besimin e qytetarëve dhe ka nevojë për gjyqtarë dhe prokurorë profesional e me integritet, llogaridhënës dhe transparent. Ky proces do t’i garantojë këto.
I uroj punë të mbarë Komisionit dhe zotohem që Ministria e Drejtësisë me gjitha kapacitetet do të jetë në dispozicion të Komisionit.
Shteti i së drejtës nuk ka alternativë, ai do të bëhet!/InLajmi/