• Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi
Friday, 18 July, 2025
InLajmi
Advertisement
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
InLajmi
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Ballina KRYESORE

Mbajtja e zgjedhjeve në veri, ekspertët: Destabilizimi i Kosovës “i garantuar”

Shqipe Vishaj nga Shqipe Vishaj
9 December 2022
në KRYESORE
0 0
0
Mbajtja e zgjedhjeve në veri, ekspertët: Destabilizimi i Kosovës “i garantuar”
0
SHPERNDARJE
91
PAMJE
Share on FacebookShare on Twitter

Incidentet e përditshme në veriun e Kosovës nga grupet kriminale atje, sikur edhe rasti i fundit i plagosjes së zyrtarit policor, përveç klimës së vrazhdë politike sollën edhe pasiguri, gjë që reflekton edhe në mundësinë e realizimit të zgjedhjeve të jashtëzakonshme në 4 komunat veriore, shkruan InLajmi.

Sulmin ndaj Policisë së Kosovës në Zubin Potok, eksperti i sigurisë Drizan Shala, e sheh si tentativë të Serbisë që çështjen faktike të veriut ta paraqesë me çdo kusht si “problem politik”.

Sipas Shalës, këto sulme i kontribuojnë edhe më shumë skenarit të Beogradit për destabilizimin e pjesës veriore.

“Sulmet ndaj zyrtarëve policorë tregojnë qartë se Serbia me çdo kusht dhe me çdo formë po tenton që çështjen faktike të pjesës veriore ta paraqesë si problem politik dhe mbi këtë bazë të tentojë të arrijë sa më shumë marrëveshje eventuale në favor të Serbisë. Pra, sulmet e tjera i kontribuojnë skenarit të Beogradit për destabilizim të pjesës veriore”.

Eksperti i sigurisë Shala vlerëson se “rruga më e mirë” pas tensionimit të situatës është shtyrja e zgjedhjeve dhe koordinimi me aleatët ndërkombëtarë.

“Nga ana e Qeverisë së Kosovës duhet maturi dhe njëkohësisht duhet një koordinim me partnerët tanë strategjikë, që tensionimi të mos jetë fare pjesë e agjendës dhe kështu të arrihet që në afatin sa më optimal të mundshëm të mundësohet një klimë e përshtatshme politike për të përmbyllur procesin zgjedhor, siç planifikohet të shtyhet nga 18 dhejtori për muajin janar”.

Njësoj mendon edhe analisti politik Milazim Krasniqi, i cili thotë se zgjedhjet në veri duhet të shtyhen, ngase kjo mund të çojë në një konflikt të rrezikshëm.

Sipas Krasniqit, çështja e targave dhe shpallja e zgjedhjeve i kanë dhënë pretekst ekstremistëve serbë për ta ashpërsuar situatën atje.

“Fatkeqësisht, po shkohet drejt një konflikti të rrezikshëm në veri, e kjo për arsye se veprimet që janë ndërmarrë nga ana e Qeverisë qoftë me çështjen e targave, qoftë me shpalljen e zgjedhjeve vetëm se i kanë dhënë pretekst ekstremistëve serbë dhe Serbisë për ta ashpërsuar situatën atje, prandaj siç ka qenë vendim i pamendshëm vendimi për targat, ashtu është edhe shpallja e zgjedhjeve. Prandaj, besoj që qeveria duhet ta ndalë këtë politikë që mund të nxisë konflikt, ajo duhet t’i shtyjë zgjedhjet dhe duhet të fokusohet në një dialog politik sepse pa këtë dialog nuk ka asnjë shancë që të riintegrohet veriu dhe të arrihet marrëveshje paqësore”.

I pyetur nëse mbajtja e zgjedhjeve mund të sjellë destabilizimin e vendit apo edhe të Ballkanit, analisti Krasniqi pohon se do të jetë e vetmja Kosova, e cila mund të bëhet “vatër” e kësaj krize.

Krasniqi i bën thirrje Kurtit që t’i frenojë këto veprime dhe problematikën e zgjedhjeve ta zgjidhë përmes dialogut.

“Ballkanin nuk mund ta çojë në destabilizim sepse është i sigurtë. Shqipëria, Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut janë në NATO dhe nuk mund t’i prekë askush. Në krizë mund të futet vetëm Kosova, e cila është vatër e kësaj krize, madje as Serbia nuk preket nga kriza sepse Serbia ka në veri ekstremistë të armatosur, ka struktura paramilitare, të cilat janë të mjaftueshme për ta destabilizuar Kosovën. Pra, Albin Kurti duhet t’i frenojë këto veprime jorealiste dhe të kërkojë që e gjithë kjo problematikë të zgjidhet përmes procesit të dialogut. Në qoftë se nuk ndalet atëherë vetëm po hyn në skemën e Serbisë dhe Rusisë, të cilëve u konvenon konflikti”.

Nga ana tjetër, eksperti i sigurisë Fadil Kajtazi thotë se rruga e vetme për “shtensionimin” e situatës është aksioni diplomatik.

“Intensiteti i sulmeve do të shtohet varësisht prej komandes që ata marrin nga presidenti i Serbisë Vuçiq. Situata nuk ka eskaluar nga shkaku se shteti i Kosovës ka kufizuar të drejtat kushtetuese të serbëve, por nga shkaku se Serbia dëshiron ta aneksojë atë territor, qeveria e jonë nuk i ka menaxhuar politikisht si duhet këto veprime. E vetmja rrugë mbetet aksioni diplomatik, i cili sipas të gjitha gjasave është i dështuar”.

Sipas Kajtazit, parakusht për mbajtjen e zgjedhjeve në veri është ofrimi i sigurisë për pjesëmarrësit në procesin zgjedhor.

“Dalja në zgjedhje dhe konstituimi i organeve shtetërore që burojnë nga rezultati i zgjedhjeve, në fakt është pranimi i rendit kushtetues, në këtë rast i Kosovës, dhe pikërisht këtë e synon Vuçiq që zgjedhjet të mos zhvillohen. Kushti themelor për t’u zhvilluar zgjedhet është siguria e atyre që zbatojnë këtë proces dhe e atyre që dalin në zgjedhje, kjo per momentin nuk ekziston”.

Veriun si “fushë të minuar” e shohin edhe poltikani Skender Hyseni dhe ish-kryenegociatorja Edita Tahiri, të cilët shkrepjen e armëve në veri e ndërlidhin me historinë e Ballkanit, që jo rrallë herë kanë shënuar fillimin e “një lufte shkatrrimtare”. Shqipe Vishaj /InLajmi/

Tags: Drizan ShalaFadil KajtaziMilazim KrasniqiQeveria e KosovësSerbia
Postimi i mëparshëm

Me sa duket Milani ia theu mendjen Cristiano Ronaldos

Postimi tjetër

Demaku nga Kodra e Minatorëve: Nuk jemi të sigurt, na duket si në kohën e luftës

Të ngjajshme Postime

Izmaku: Nëse propozohet emri i Limajt, të hënën mund të konstituohet Kuvendi
KRYESORE

Izmaku: Nëse propozohet emri i Limajt, të hënën mund të konstituohet Kuvendi

18 July 2025
Afrohet afati i gjykatës për konstituimin e Kuvendit, Limaj në takim te Osmani
KRYESORE

Afrohet afati i gjykatës për konstituimin e Kuvendit, Limaj në takim te Osmani

18 July 2025
Një termet prej 4.6 shkallë të Rihterit godet Shqipërinë
KRYESORE

Tërmet në rrethinën e Vitisë

16 July 2025
Zjarri ende nuk është lokalizuar në ndërtesën tek Parku i Qytetit në Prishtinë
KRYESORE

Zjarri ende nuk është lokalizuar në ndërtesën tek Parku i Qytetit në Prishtinë

16 July 2025
Pozita në ekzekutiv dhe deputetë, Kica-Xhelili: Supremja konfirmoi se Kurti dhe ministrat kanë shkelur ligjin
KRYESORE

Pozita në ekzekutiv dhe deputetë, Kica-Xhelili: Supremja konfirmoi se Kurti dhe ministrat kanë shkelur ligjin

15 July 2025
Sulmi i Muratit ndaj Supremes, Çitaku: Të papërmirësueshëm, në vend që të reflektojë e sulmon gjyqësorin
KRYESORE

Sulmi i Muratit ndaj Supremes, Çitaku: Të papërmirësueshëm, në vend që të reflektojë e sulmon gjyqësorin

15 July 2025
Postimi tjetër
Demaku nga Kodra e Minatorëve: Nuk jemi të sigurt, na duket si në kohën e luftës

Demaku nga Kodra e Minatorëve: Nuk jemi të sigurt, na duket si në kohën e luftës

Lajmet e fundit

Izmaku: Nëse propozohet emri i Limajt, të hënën mund të konstituohet Kuvendi

Izmaku: Nëse propozohet emri i Limajt, të hënën mund të konstituohet Kuvendi

18 July 2025
Shpërthim në qendrën e trajnimit të policisë, tre të vdekur në Los Angeles

Shpërthim në qendrën e trajnimit të policisë, tre të vdekur në Los Angeles

18 July 2025
Mediat spanjolle zbulojnë se Vinicius pati një kërkesë që tronditi Real Madridin

Mediat spanjolle zbulojnë se Vinicius pati një kërkesë që tronditi Real Madridin

18 July 2025
“Hape derën” – sherr mes 23-vjeçarit shqiptar dhe asistentes së fluturimit, avioni bën ulje emergjente

“Hape derën” – sherr mes 23-vjeçarit shqiptar dhe asistentes së fluturimit, avioni bën ulje emergjente

18 July 2025
Bajrami: Deputetët e VV-së po kryejnë vepra penale, organet e drejtësisë të veprojnë

Bajrami: Deputetët e VV-së po kryejnë vepra penale, organet e drejtësisë të veprojnë

18 July 2025
Rama: Pagesat në Shqipëri do të bëhen pa para cash

Rama: Pagesat në Shqipëri do të bëhen pa para cash

18 July 2025
Afrohet afati i gjykatës për konstituimin e Kuvendit, Limaj në takim te Osmani

Afrohet afati i gjykatës për konstituimin e Kuvendit, Limaj në takim te Osmani

18 July 2025
InLajmi

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga IN MEDIA GROUP SHPK. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me të drejta autoriale të In Media Group shpk. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime të përfitimit pa lejen paraprake të Gazetës Online “In Lajmi”.
Lajmet dhe materialet të vendosura në www.inlajmi.com të cilat janë të huazuara nga mediume apo portale të tjera mbeten e drejtë e patjetërsueshme e mediumeve përkatëse.

Na ndiqni

Adresa:

Rr. Mujë Krasniqi, C7/2, nr. 18, Ulpianë, Prishtinë

Redaksia: 046 415 344

049 415 344

Marketingu: 045 55 66 60

Email: info@inlajmi.com

marketing@inlajmi.com

  • Impressum
  • Per ne

© 2021 InLajmi

Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi

© 2021 InLajmi

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Fjalëkalimi i harruar?

Plotësoni formularët më poshtë për t'u regjistruar

All fields are required. Identifikohu

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Identifikohu