Deputetet e Kuvendit të Kosovës këtë të premte votuan për formimin e Komisionit ad-hoc për vettingun në drejtësi, raporton InLajmi.
Nga grupi parlamentarë i Lëvizjes Vetëvendosje: Adnan Rrustemi do të jetë zëvendëskryesues, ndërsa anëtarë, deputetet Avni Dehari, Artan Abrashi, Arjeta Rexhepi dhe Dimal Basha.
Nga Partia Demokratike e Kosovës: Blerta Deliu-Korda dhe deputeti Rashit Qalaj.
Ndërsa nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës: Kujtim Shala është ygjedhur kryetar, e Doarsa Kica-Xhelili, anëtare.
Ndërkaq, nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës deputeti Pal Lekaj dhe nga grupi Multietnik, zëvendëskryetarin i dytë Erxhan Galushi. /inLAJMI