Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca morën marrë pjesë në dëgjimin publik për Projektligjin për Liritë Fetare, raporton InLajmi.
Kryeministri Kurti deklaroi se në Kosovë liria e besimit dhe fesë janë të garantuara dhe se Konventa për të Drejtat e Njeriut përcakton se çdokush e ka të drejtën e lirisë së mendimit dhe fees.
“Ndër qëllimet e projektligjit është përditësimi i kornizës ligjorë për liritë fetare. Liria e besimit dhe fesë është e garantuar. Liria e besimit dhe fesë ngërthen të drejtën për të pranuar fenë. Konventa për të drejtat e njeriut përcakton se çdokush e ka të drejtën e lirisë së mendimit dhe fesë” theksoi Kurti.
Ai shtoi se në Kosovë liria fetare është respektuar dhe se Qeveria e Kosovës synon të arrijë standarde në mbrojtjen e të drejtave të njeriut.
“Edhe para se te miratohej projektligji, Kosova qëndron mirë për respektimin fetar. Kosova qëndron e para në rajon në sundimin e ligjit. Edhe në këtë fushë Qeveria synon të arrij standarde në mbrojtjen e të drejtave të njeriut” potencoi Kryeministri Kurti.
Kryeministri i vendi theksoi se Kosova i ka dyert e hapura për të gjithë dhe Projektligji për Liritë Fetare ka për qëllim promovimin e pluralizmit fetar.
“Një shoqëri e hapur si Kosova mirëpret qytetar nga çdo kënd i botës. Një ndër qëllimet e projektligjit është për të promovuar këtë pluralizëm fetar” deklaroi ai.
Ndryshe, Kosova njihet si shteti që e respekton më së shumti lirinë fetare, duke pasur parasysh bashkëjetesën paqësore që e bëjnë qytetarët e Kosovës, pavarësisht larmishmërisë fetare./InLajmi/