Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, tha se Kosova është shembull i respektimit të lirive fetare, raporton InLajmi.
Këtë deklaratë kryeparlamentari Konjufca i bëri në dëgjimin publik për Projektligjin për Liritë Fetare, ku po marrin pjesë edhe Kryeministri i Kosvës, Albin Kurti, prijës fetarë dhe ambasadorë të akredituar në Kosovë.
Ai tha se e drejta e lirisë fetare është e rregulluar me Kushtetutën e Kosovës dhe Ligjit për Liritë Fetare.
“Aty ku garantohet liria fetare këto lidhen me statusin juridik me vetentitetin, pra të vet bashkësisë fetare e cila duhet ta ketë të drejtën e zotërimit juridik të pronës, të marrjes me qira të pronës, mbajtjes së llogarisë zyrtare bankare, punësimin e sigurimin e punëtorëve, sigurimin tyre, anëtarëve dhe pasurisë së tyre por edhe të drejtën e bashkësive fetare për të themeluar institucione të ndryshme” tha Konjufca.
Konjufca shtoi se nuk mbanë në mend nëse në Kosovë ndonjëherë ka pasur konflikte fetare, gjë të cilën ai e vlerësoi si shembull të mirë.
Por tha se konfliktet që i janë mveshur fesë faktikisht u takojnë grupeve ekstremiste, që e keqpërdorin fenë.
“Ky është shembull i mirë dhe për tu globalizuar, aq shumë i nevojshëm në ditët e sotme kur shohim gjithandej konflikte fetare, jo për shkak që janë konflikte fetë, por për shkak të keqpërdorimit të personave me bindje ekstremiste” potencoi ai.
Ky dëgjim publik u zhvillua ditën e premte, me pjesëmarrjen e liderëve fetarë dhe ambasadorëve të akredituar në Kosovës./InLajmi/