Kroacia është kualifikuar në gjysmëfinale të Kupës së Botës “Katar 2022”.
Kualifikimi i madh i kroatëve erdhi vetëm pas penalltive (4:2).
Koha e rregulltë u mbyll me barazim 0:0, ndërsa në vazhdime kishim një dramë të vërtetë.
Fillimisht Neymar shënoi në minutën e 105-të, ndërsa Petkoviq barazoi shifrat në minutën e 17-të dhe u desh penalltitë të përcaktojnë gjysmëfinalistin e pare, raporton FrontOnline.
Në gjysmëfinale Kroacia e pret fituesin e ndeshjes Holandë – Argjentinë.