• Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi
Monday, 26 January, 2026
InLajmi
Advertisement
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
InLajmi
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Ballina Lajme Rajon

Kroacia anëtarësohet në hapësirën Shengen, Gjermania më e lumtur se kurrë

Arjanita Osmanaj nga Arjanita Osmanaj
9 December 2022
në Rajon
0 0
0
Kroacia anëtarësohet në hapësirën Shengen, Gjermania më e lumtur se kurrë
0
SHPERNDARJE
14
PAMJE
Share on FacebookShare on Twitter

Vendi i preferuar për turizëm, Kroacia,më në fund mori dritën e gjelbër për anëtarësimin në hapësirën Shengen. Ministrat e Brendshëm e miratuan anëtarësimin e Kroacisë ndërsa Bullgaria e Rumania duhet të presin ende.

Ministrat e Brendshëm të vendeve anëtare gjatë takimit në Bruksel diskutuan për zgjerimin e pjesëmarrësve në këtë zonë të qarkullimit pa kontrolle kufitare që aktualisht përbëhet nga 26 vende europiane. Anëtarësimi i Bullgarisë dhe Rumanisë dështoi për shkak të rezistencës së Holandës dhe Austrisë.

Kancelari i Austrisë, Karl Nehammer bëri të qartë, se shfuqizimi i kontrolleve kufitare sa i përket Bullgarisë dhe Rumanisë ndërkohë nuk shtrohet për vendin e tij. SI arsye ai theksoi faktin, se shumë migrantë të paregjistruar vijnë përmes këtyre vendeve.

Rezistenca holandeze drejtohet vetëm ndaj Bullgarisë, për shkak të rezervave lidhur me shtetin e së drejtës. Duhet më shumë kohë për një vendim, tha si argument kryeministri Mark Rutte.

Ministrja e Jashtme e Gjermanisë, Annalena Baerbock e dënoi qendrimin e Austrisë duke e quajtur një zhgënjim të madh.

“Për shkak të vetos austriake dhe vendimit të imponuar tani rezultati është ndryshe, gjë që unë e konsideroj më shumë se të gabuar si në aspektin e politikës europiane ashtu edhe në atë gjeopolitik”, tha politikania ekologjiste gjatë një vizite në kryeqytetin e Irlandës, Dublin.

Qeveria gjermane dhe ajo vet në telefon, sikurse tha, deri në minutën e fundit janë përpjekur, që Bullgaria e veçanërisht Rumania duhen pranuar në zonën Shengen.

“Ne në fund të këtij viti të vështirë, për të mos thënë madje brutal, do të kishim hedhur një hap të mëtejshëm në forcimin e Europës”, tha Baerbock.

Komisioni i BE-së deri në fund insistoi që si Kroacia ashtu edhe Rumania e Bullgaria të pranoheshin në zonën Shengen, hapësira e vendeve mes të cilave nuk ka kontrolle kufitare. Zgjerimi i kësaj hapësire edhe me këto 3 vende me siguri do ta bëjë Europën edhe më të sigurtë dhe më tërheqëse si dhe do të kontribuojë për më shumë mirëqenie, konstatoi Komisioni i mes të nëntorit. Të tre vendet janë qysh tani të lidhura me rregulloret në zonën Shengen, por deri më sot kontrollet në kufijtë e brendshëm të tyre nuk janë shfuqizuar.

Në kufirin e Kroacisë çdo verë krijohen bllokime trafiku me kilometra. Këtej e tutje që nga fillimi i vitit 2023 kontrollet kufitare mund të shfuqizohen, ndërsa në aeroporte duke filluar nga marsi. Kroacia vitin e ardhshëm hedh në qarkullim si mjet pagese monedhën e përbashkët europiane, euro.

Shengeni konsiderohet si një gur themeltar në integrimin europian

Një zgjerim i kësaj zone duhet të vendoset unanimisht mes vendeve anëtare. Përveç kësaj duhet që vendimi të miratohet edhe nga Parlamenti Europian, gjë që për Kroacinë, Rumaninë e Bullgarinë ndërkohë është bërë. Rumania dhe Bullgaria janë në pritje që nga viti 2011 për këtë vendim, shkruan DW.

Brenda vendeve të zonës Shengen udhëtimet janë të mundura pa kontrolle kufitare. Marrëveshja e arritur më 1985 në Shengen të Luksemburgut konsiderohet si një gur themeltar në integrimin europian. Krahas zgjerimit të zonës Shengen në agjendën e takimit të ministrave të Brendshëm ishte edhe mundësia e rritjes së numrit të njerëzve nga Ukraina që kërkojnë mbrojtje gjatë dimrit që pritet të jetë i vështirë.

Tags: GjermaniaKroaciaZona shengen
Postimi i mëparshëm

Zëdhënësi i BE-së: Dënojmë incidentet e dhunshme në veri, bëjmë thirrje për shtensionim

Postimi tjetër

Duka i Sussex-it: Kam sakrifikuar gjithçka që di për filmin që do të shfaqet në Netflix

Të ngjajshme Postime

Nga NIPT-i deri te pasojat e moszbatimit; Çfarë përmban ligji i ri për VIP- at dhe Influencerët shqiptar
Shqipëri

Nga NIPT-i deri te pasojat e moszbatimit; Çfarë përmban ligji i ri për VIP- at dhe Influencerët shqiptar

19 January 2026
Projekti në ishullin e Sazanit, Spiropali: Nuk ka asnjë plan për falje tokash
Shqipëri

Projekti në ishullin e Sazanit, Spiropali: Nuk ka asnjë plan për falje tokash

19 January 2026
“Jemi të shqetësuar”, SafeJournalists reagon pas deklaratës së Ramës për RTSH, kryeministri: Po shtrembëroni qëndrimin tim
Shqipëri

“Jemi të shqetësuar”, SafeJournalists reagon pas deklaratës së Ramës për RTSH, kryeministri: Po shtrembëroni qëndrimin tim

19 January 2026
SHBA pezulloi vizat me 75 vende mes tyre dhe Shqipëria, zbulohet data kur do të nisi refuzimi i vizave
Shqipëri

SHBA pezulloi vizat me 75 vende mes tyre dhe Shqipëria, zbulohet data kur do të nisi refuzimi i vizave

14 January 2026
Zjarr i madh në Tetovë: Një viktimë, tjetri i djegur rëndë
Rajon

Zjarr i madh në Tetovë: Një viktimë, tjetri i djegur rëndë

13 January 2026
“Kam prime në BBVA”, Monika Kryemadhi thotë se është dakorduar me SPAK që të mos shkojë të marteve as të mërkurave në mëngjes për shkak të spektaklit
Shqipëri

“Kam prime në BBVA”, Monika Kryemadhi thotë se është dakorduar me SPAK që të mos shkojë të marteve as të mërkurave në mëngjes për shkak të spektaklit

13 January 2026
Postimi tjetër
Duka i Sussex-it: Kam sakrifikuar gjithçka që di për filmin që do të shfaqet në Netflix

Duka i Sussex-it: Kam sakrifikuar gjithçka që di për filmin që do të shfaqet në Netflix

Lajmet e fundit

Vdes gazetarja kosovare Qefsere Nishevci

Vdes gazetarja kosovare Qefsere Nishevci

20 January 2026
Hoteli i parë në Hënë – rezervo tani me 1 milion dollarë

Hoteli i parë në Hënë – rezervo tani me 1 milion dollarë

20 January 2026
Tërë ditën me reduktime: Rikthehen në funksion blloku B1 dhe B2

Tërë ditën me reduktime: Rikthehen në funksion blloku B1 dhe B2

20 January 2026
Haziri reagon në emër të partisë për padinë ndaj Janina Ymerit: I kanë shti punëtorët me i ba padi

Haziri reagon në emër të partisë për padinë ndaj Janina Ymerit: I kanë shti punëtorët me i ba padi

20 January 2026
Trump: Bordi i Paqes “mund” të zëvendësojë Kombet e Bashkuara

Trump: Bordi i Paqes “mund” të zëvendësojë Kombet e Bashkuara

20 January 2026
Rama pranon ftesën e Trump për Bordin e Paqes

Rama pranon ftesën e Trump për Bordin e Paqes

20 January 2026
“Frikohet të flejë pa makijazh”, Elijona e ashpër ndaj Benitës

“Frikohet të flejë pa makijazh”, Elijona e ashpër ndaj Benitës

20 January 2026
InLajmi

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga IN MEDIA GROUP SHPK. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me të drejta autoriale të In Media Group shpk. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime të përfitimit pa lejen paraprake të Gazetës Online “In Lajmi”.
Lajmet dhe materialet të vendosura në www.inlajmi.com të cilat janë të huazuara nga mediume apo portale të tjera mbeten e drejtë e patjetërsueshme e mediumeve përkatëse.

Na ndiqni

Adresa:

Rr. Mujë Krasniqi, C7/2, nr. 18, Ulpianë, Prishtinë

Redaksia: 046 415 344

049 415 344

Marketingu: 045 55 66 60

Email: info@inlajmi.com

marketing@inlajmi.com

  • Impressum
  • Per ne

© 2021 InLajmi

Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi

© 2021 InLajmi

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Fjalëkalimi i harruar?

Plotësoni formularët më poshtë për t'u regjistruar

All fields are required. Identifikohu

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Identifikohu