Instituti Demokratik i Kosovës këtë të premte në kuadër të Ditës Ndërkombëtare Kundër Korrupsionit zhvilloi një aktivitet afër ndërtesës së Qeverisë, e simbolikë e këtij aktiviteti ishte vendosja “vaksinimi” kundër korrupsionit dhe shpërndarja e Abetares kundër korrupsionit, raporton InLajmi.
Në këtë aktivitet mori pjesë edhe Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, e cila tregoi se prioritet i Qeverisë është lufta kundër korrupsionit, me ç’rast tha se janë duke nxjerrë ligje të rëndësishme.
“Së pari Projektligji për parandalimin e korrupsionit dhe Projektligji për Byronë e Konfiskimit të pasurisë së pajustifikueshme e që para pak ditësh e kemi pranuar edhe opinionin e Komisionit të Venecias”, tregoi Haxhiu.
Ndërsa Eugen Cakolli nga IKD-ja, e vlerësoi punën e institucioneve në luftën kundër korrupsionit deh tregoi se simbolika e këtij aktiviteti është ‘vaksinimi’ kudër korrupsionit dhe informimi përmes llojeve dhe manifestimeve, për shkak se ka lloje të ndryshme të korrupsionit të cilat shpesh herë mund t’i hasim në përditshmëri. /InLajmi/