Edicioni i 5-të i mbrëmjes artistike “Ta zbardhi ftyrën” këtë vit u shënua me baritonin Gëzim Myshketa, mbrëmje kjo që dhuroi tejet emocion e që po vazhdon edhe më tej.
Tejet i emocionuar nga kjo mbrëmje ka mbetur edhe baritoni Gëzim Myshketa i cili sot i ka dedikuar një shkrim në shenjë falënderimi, organizatorëve të këtij eventi.
Myshketa është shprehur se në këtë mbrëmje është rilindur shpirtërisht dhe ka ndjerë një dashuri të pakusht, trasmeton KultPlus.
Ai gjithashtu është shprehur se popullin e Kosovës e do pa patriotizëm të kotë e të pa vend.