Nesër në Kosovë do të vazhdojë të mbajë mot i ngrohtë për këtë periudhë kohore me temperatura maksimale deri në 13 -14 gradë Celsius. Gjatë ditës priten vranësira të shpeshta, ndonjë interval kohor me diell dhe në disa vise priten riga lokale shiu. Reshje më të qëndrueshme shiu priten në veriperëndim të vendit.
Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore, Mal të Zi dhe Kosoven lindore nesër pritet të mbajë mot i ndryshueshëm dhe me shumë vranësira e ndonjë interval kohor me diell. Reshje shiu priten në veri në Mal të Zi dhe lokalisht në disa vise në veri dhe jug të Shqipërisë.
Të shtunën në Shqipëri reshje të dendura shiu e rrebeshe lokalisht të fuqishme shiu me vetëtima dhe bubullimë. Po ashtu edhe në Mal të Zi priten rrebeshe të fuqishme shiu.
Në Kosovë të shtunën pasdite do të fillojnë reshjet e shiut të cilat herë pas here do të jenë intensives. Në veripëndim të Kosoves priten reshjet më të fuqishme të shiut. Reshje shiu të shtunën do të ketë edhe në Maqedoninë Veriore dhe Kosoven lindore.
Të dielën po ashtu na pret mot kryesisht i vranët e me reshje shiu e rrebeshe lokale shiu me vetëtima dhe bubullimë. Në malet e larta pasdite do të fillojnë reshjet e shqotes e bores, shkruan Meteo Ballkan.
Të hënën në Kosovë do të fillojnë erërat veriore të cilat do të kushtëzojnë ulje të temperaturave dhe fluksin e pare të të ftohtit polar pak më serioz në territorin tonë. Si pasojë pasdite ose në mbrëmje priten reshje bore