Jahir Demaku nga Kodra e Minatorëve në veri të vendit ka thënë se sot në këtë lagje është stacionuar një patrullë e Policisë së Kosovës.
Ai tha se nuk janë të sigurt në këtë pjesë të vendit dhe se ditëve të fundit, siç tha ai, situata po iu duket si në kohën e luftës.
“Ne edhe më herët kur ka pasur trazira, kur kanë qenë sirenat, ato kanë qenë 4-5 orë dhe kanë qenë shqetësuese për të gjithë banorët, jo vetëm për shqiptarët”, tha Dermaku.
“Ne nuk jemi të siguruar dhe s’ka problem për ne, për ne është njëjtë si natë si ditë. Neve, ditëve të fundit na duket si në kohën e luftës kur ka filluar lufta, sidomos pasdite, është qetësi e zymtë”, është shprehur Demaku në Klan Kosova.
Tutje, ai tha se nuk ka parë njerëz më maska siç është raportuar, teksa shtoi se në Kodrën e Minatorëve situata nuk është shumë e tensionuar, pasi të gjitha komunitetet jetojnë gati njëjtë.