Pas 2 ditësh pushim, të premten rikthehen ndeshjet spektakolare të Kampionatit Botëror “Katar 2022”.
Në kuadër të fazës çerekfinale, këtë të premte do të zhvillohen 2 superndeshje të futbollit.
Çerekfinalja mes Kroacisë dhe Brazilit, e cila do të fillojë nga ora 16:00 do të jetë ndeshja e parë e futbollit që do të zhvillohet.
Kjo ndeshje do të zhvillohet në “Education City Stadium” në Katar.
Ndërkaq, nga ora 20:00, luhet kryendeshja e ditës së premte mes Holandës dhe Argjentinës.
Sfida në fjalë do të luhet në “Lusail Iconic Stadium”, shkruan Front Online.
Ndryshe, 2 fituesit e këtyre 2 ndeshjeve luajnë në fazën gjysmëfinale.