Një kërcënim si të drejtorit të të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq e ka bërë edhe vet kryeministrja serbe, Ana Bërnabiq.
Bërnabiq tha sot se Serbia, sipas saj, bazuar në Rezolutën 1244 ka të drejtë të rikthejë një numër të trupave në Kosovë.
Ajo tha se kjo mund të ndodhë pasi që KFOR-i nuk po siguron paqe dhe stabilitet, transmeton lajmi.net.
“Kurti rrezikon sepse nuk ka asnjë investitor, nuk ka punë që mund të humbasë, dhe historikisht në Evropë dhe në botë, papunësia është më e larta dhe është i vetmi territor në kontinentin evropian që filloi kufizimet me energji elektrike në gusht. Politika e tij e vetme është të shkaktojë një konflikt, në mënyrë që njerëzit atje të mos pyesin pse jetojmë kështu. Prandaj ai rrezikon fatin e të gjithë njerëzve në Ballkanin Perëndimor. Dhe të gjithë heshtin me zhurmë”, tha ajo.