Ambasadori gjerman Jorn Rohde tha se zgjedhjet në veri të Kosovës duhet të shtyhen, sepse situata aktuale atje nuk i plotëson kushtet për mbajtjen e tyre, përcjell InLajmi.
Rohde, duke kujtuar deklaratën e ambasadorit amerikan Hovenier, tha se pajtohet plotësisht me kolegun e tij që zgjedhjet në veri të shtyhen.
Ndonëse nuk i komentoi gjatë incidentet e së martës në veri, konkretisht në zyrat e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, ambasadori gjerman theksoi se dhuna është e papranueshme dhe nuk duhet të tolerohet.
Kujtojmë se pas shpërthimeve në veri mbrëmjen e së martës, ambasadori amerikan Jeffrey M. Hovenier deklaroi se Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë të shqetësuara për sulmet e së martës në Zubin Potok dhe do të ishte më e preferueshme që zgjedhjet e jashtëzakonshme në veri të shtyhen.
Postimi i plotë i tij:
Pajtohem me kolegun tim nga Shtetet e Bashkuara se zgjedhjet duhet të shtyhen. Është e dukshme se me situatën aktuale, nuk është e përshtatshme që ato të mbahen tani./InLajmi/