Ambasadori i Kosovës në SHBA, Ilir Dugolli ka reaguar pas deklarimeve nga ana e Serbisë ku i ka cilësuar këto deklarata si luftënxitëse, përcjell InLajmi.
Dugolli tha se zelli luftarak nga Serbia është shfaqur me kërcenime se do t’i kthejnë forcat e tyre famëkeqe në Kosovë duke shtuar këtu edhe bashkimin e grupit Wagner rus.
Ai shtoi se çdo përpjekje për për portretizimin e veprimeve kundër trafikimit të paligjshëm si të motivuara etnikisht sipas tij janë të paturpshme.
Postimi i plotë i tij:
Zelli luftarak dhe luftënxitja e Serbisë ka ardhur përsëri në shfaqje ndërsa kërcënojnë se do t’i kthejnë forcat e tyre famëkeqe në Kosovë, e të cilave iu është bashkuar edhe grupi famëkeq rus, Wagner

Ndërkohë, çdo përpjekje për të portretizuar veprimet kundër trafikimit të paligjshëm si të motivuara etnikisht është e paturpshme./InLajmi/