Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu gjatë ditës së enjte deklaroi se mostrat e rastit të Astrit Deharit janë zhdukur nga laboratori i Toksikologjisë nga Instituti i Mjekësisë Ligjore, përcjell InLajmi.
Sipas Haxhiut mostrat e rastit të ish-aktivistit të Lëvizjës Vetëvendosje janë zhdukur mbremjën e së mërkurës e që sipas saj ky nuk është vetëm veprim por akt i rëndë kriminal.
Në lidhje me deklaraten e ministers Haxhiu ka reaguar deputetja nga radhet e Partisë Demokratike, Ganimete Musliu e cila ka kërkuar nga ministrja të jap dorëheqje pasi po e njejta po luan viktimen.
Musliu ka theksuar se rasti i Deharit ka terrorizuar popullin dhe shteti po abuzon me rastin.
Postimi i plotë i saj:
Znj. Haxhiu lej lojrat mos kukat mos u viktimizo po jep doreheqje. Nje popull e keni terrorizu duke abuzuar me rastin e Astritit deri sa keni ardhe në pushtet.
Nuk ka justifikime me.
Nese ke veç pak ndjeshmeri e pak moral jep dorheqje!/InLajmi/