Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq, është takuar me ambasadorin amerikan Christopher Hill, përcjell InLajmi.
Në takim u diskutua për situatën e sigurisë në Kosovë, si dhe për mundësitë dhe propozimet e BE-së për vazhdimin e dialogut për normalizimin e marrëdhënieve me Prishtinën.
Vuçiq i shprehu ambasadorit Hill rëndësinë e përfshirjes së SHBA-së në parandalimin e përshkallëzimit të mëtejshëm, si thekson ai të shkaktuar nga lëvizjet pothuajse të paligjshme të institucioneve të Kosovës.
Presidenti serb gjithashtu ka folur për domosdoshmërinë e formimit të Asociacionit të Komunave Serbe. /InLajmi/

View this post on Instagram