Federata Angleze e Futbollit e ka konfirmuar se sulmuesi i Chelseat, Raheem Sterling, do t’i ribashkohet kombëtares gjatë ditës së nesërme.
Lojtari, siç dihet, u detyrua që të kthehet në Angli për shkak se disa hajdutë kanë tentuar t’ia plaçkisnin shtëpinë.
Anësori, për t’i qëndruar pranë familjes në ato momente jo të mira, mori rrugën për në Londër, duke mos e paralajmëruar rikthimin te “Tre Luanët”.
Gjithsesi, kur këto probleme janë lënë pas, lojtari e ka gjetur motivin që t’i ndihmojë skuadrës në mënyrë që ta arrijnë trofeun e shumëkërkuar të Botërorit, shkruan lajmi.net.
Ndeshja e ardhshme e Anglisë do të jetë kundër Francës, më 10 dhjetor, në orën 20:00.