
Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës Lulzim Rafuna, ka kërkuar rritjen e pagave pasi sipas pas tij rritja do ti ndihmonte qytetarëve ta ndiejnë më pak krizën, raportin InLajmi.

Rafuna ka kërkuar që Trusti mos të prekët por të gjendën forma të tjera që qytetarët të ndihmohen në këtë periudhë krize.

“E mira kishte me qenë që Trusti të mos preket. E mira kishte me qenë të gjinden forma tjera për t’u ndihmuar nëpërmjet paketave të ndryshme nga Qeveria e vendit”, deklaroi ai.
Tutje ai tha se në mungesë të rritjes së pagave qytetarët janë të detyruar ta kërkojnë tërheqje e Trustit pasi sipas tij qytetarët me marrjen e trustit e ndjejnë më pak efektin e inflacionit. /InLajmi/
