Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani tha se zgjedhet mund të shtyhet në bazë të disa kritereve të përcaktuara nga Komisioni i Venecias, pork jo duhet të bëhet në konsultim me partitë e tjera politike në vend, raporton InLajmi.
Presidentja Osmani tha se patjetër fillimisht duhet të takohet me disa nga përfaqësuesit e institucioneve, për të diskutuar për situatën aktuale në veri.
“Si rregull ekzistojnë kritere të përcaktuara nga Komisioni i Venecias për çështje të shtyrjes së zgjedhjeve. Në këtë rast duhet të bëhet vlerësimi nga institucionet e sigurisë, të trajtohet në KQZ e më pastaj propozimi i KQZ-së vije në Presidencë, mirëpo Komisioni i Venecias i kërkon Presidencës patjetër të konsultojë partitë politike”, tha tutje Osmani, duke thënë se patjetër duhet të ketë koordinim ndërmjet partive politike.
Data për mbajtjen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme është caktuar të jetë 18 dhjetori, kurse për zgjedhjet komunale është caktuar data 25 dhjetor. /InLajmi/