Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës, Adri Nurellari tha se Ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu duhet të japë dorëheqje, sepse Instituti për Mjekësi Ligjore është në varësi të saj, përcjell InLajmi.
Nurellari tha se në një qeveri normale Haxhiu do të duhej të jepte dorëheqje për zhdukjen e mostrave të Astrit Deharit nga Instituti për Mjekësi ligjore.
Ai e quajti amatore Qeverinë Kurti , ndërsa u shpreh se sigurisht Ministrja e Drejtësisë do të dalë në demnostratë para institucionit që ajo e drejton për rastin e sipërpërmendur.
Postimi i plotë i tij:
Instituti për Mjekësi Ligjore është në varësi të Ministrisë së Drejtësisë, që do të thotë se në një qeveri normale me politikanë të përgjegjshëm Haxhiu do duhej të jepte dorëheqje për këtë ngjarje të rëndë e të dyshimtë. Mirëpo me standardet amatore e qeverisë Kurti me siguri ministrja Haxhiu do dalë përsëri në demostratë para institucionit që drejton./InLajmi/