Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi këtë të enjte priti në takim delegacionit e grupit “Besa-Besë” në krye me udhëheqësin e saj, Burim Piraj, me të cilët diskutuan për domosdoshmërinë e vetëdijesimit të qytetarëve për konsumimin e prodhimeve vendore dhe nevojën e ofrimit të mbështetjes institucionale për bizneset vendore, përcjell InLajmi.
Krasniqi theksoi se është shqetësuese që këtë vit, derisa prodhuesit tanë po ballafaqohen me sfida të ndryshme, importi i mallrave nga Serbia pritet të kaloj një shifër rekorde, mbi 500 milionë euro.
Tutje ai tregoi se si liderë i opozitës në vend, do të vazhdoj të angazhohet për krijim të kushteve të favorshme për bizneset, në mënyrë të veçantë për prodhuesit e palodhshëm të vendit tonë.
Po ashtu kryetari i PDK-së ka ftuar të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës që të solidarizohen me prodhuesit vendor dhe të blejnë sa më shumë produktet e tyre.
Postimi i plotë i tij:
Kënaqësi të pres në selinë e PDK-së delegacionin e grupit “Besa-Besë” në krye me udhëheqësin e saj, ndërmarrësin dhe shembullin e shkëlqyeshëm në trajtimin e punëtorëve, Burim Piraj.
Bashkë diskutuam për domosdoshmërinë e vetëdijesimit edhe më të madh të qytetarëve për konsumimin e prodhimeve vendore, për bojkotimin e produkteve të Serbisë dhe nevojën e ofrimit të mbështetjes institucionale për bizneset vendore, veçanërisht në këtë periudhë të krizës ekonomike dhe energjetike.
Është shqetësuese që këtë vit, derisa prodhuesit tanë po ballafaqohen me sfida të ndryshme, importi i mallrave nga Serbia pritet të kaloj një shifër rekorde, mbi 500 milionë euro.
Me Burimin u dakorduam se përveç thelbësore, sot është edhe patriotizëm për secilin qytetar që konsumon prodhime vendore, si ndihmë tejet e rëndësishme për prodhuesit tanë.
Mysafirët i sigurova që PDK, si lidere e opozitës në vend, do të vazhdoj të angazhohet për krijim të kushteve të favorshme për bizneset, në mënyrë të veçantë për prodhuesit e palodhshëm të vendit tonë.
Produktet e prodhuesve tanë janë më të mirat. Andaj, në këtë fundvit dhe në prag të festave, ftoj të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës që të solidarizohen me prodhuesit vendor dhe të blejnë sa më shumë produktet e tyre cilësore! /InLajmi/