Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Pal Lekaj, ka kritikuar Qeverinë e Kosovës për shpalljen e gjendjes emergjente sa i përket krizës me energjinë elektrike, raporton InLajmi.
Lekaj theksoi se Qeveria e Kosovës nga mosdija për udhëheqje ka eksperimentuar me baza emergjente.
“Në emër të Grupit Parlamentar nuk di si ta komentoj këtë tentim vendim të qeverisë. Qysh nga fillimi i qeverisjes Kurti nga mosdija për udhëheqje është eksperimentuar në baza emergjente. E nderuar Qeveri, lidhur me këtë temë keni mospërputhje të njohjes së konceptit emergjent sepse është e 6-ta herë që e shpallni këtë gjendje. Tregojuni qytetarëve që nuk bashkëpunoni me opozitën”.
Në fund, deputeti u drejtohet qeveritarëve, duke u thënë “Tregojuni që jeni Qeveri e hajgareve”.
“Tregojuni që jeni Qeveri e hajgareve. Tregojuni si të flenë si lahen, si të vishen e si t’i izolojnë shtëpitë. Për fat te keq për Kosovën kjo qeveri nuk ka lidhur kontratat jashtë shtetit për furnizim me energji. Përballë të gjitha këtyre problemeve vendimi më i mirë është që ta quajmë ministri apo Qeveri emergjente”. /InLajmi/