Kuvendi i Kosovës të enjten zhvilloi seancë plenare të jashtëzakonshme ku u diskutua vendimi i qeverisë për vazhdimin e masave emergjente për energji, raporton InLajmi.
Pas diskutimeve dhe debateve pozitë-opozitë vendimi u hodh në votim, ndërsa pro zgjatjes së masave emergjente për furnizimin me energji edhe për 30 ditë votuan 61 deputetë.
Gjithsej në sallë ishin 77 deputetë të cilët morën pjesë, kurse pro vendimit në votim por jo të gjithë votuan pro zgjatjes së masave emergjente energjetike.
Vendimi i cili mori dritën jeshile para së të votohej u kritikua nga partitë opozitare me arsyetimin se një zgjatje e tillë sjellë kriza të reja. /InLajmi/