Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni, pas takimit me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, e ka cilësuar si takim të frytshëm në kuadër të thellimit të bashkëpunimit, përcjell InLajmi.
Shefja e qeverisë italiane tha se përveç bashkëpunimit, duhet të forcohen edhe marrëdhëniet në mes 2 shteteve.
Postimi i plotë i saj:
Faleminderit Vjosa Osmani, jam e lumtur që pata këtë takim të frytshëm. Ne duam të punojmë së bashku për të forcuar bashkëpunimin dhe marrëdhëniet tona dypalëshe /InLajmi/