Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka dhënë detaje për planin franko-gjerman i cili tash po quhet propozim i Bashkimit Evropian.
Ai në Debat Plus, ka thënë se ai dokument brenda e ka njohjen defakto nga Serbia për Kosovën.
Po ashtu, sipas tij njohja e Kosovës nga Serbia është “eksplicite”, dhe se mungon vetëm njohja verbale, që i bie se Serbia e njeh integritetin territorial të Kosovës, por nuk dërgon notë verbale.
“Plani i BE-së që quhej franko-gjerman… është faktikisht Serbia me nënshkru sovranitetin e Kosovës, quajeni si të doni, njohja është ekslpicite, vetëm njohja verbale mungon në atë dokument. Serbia nuk i dërgon notë verbale që e njeh por së bashku me Uninonin Evropian, të 3 palët e nënshkruajnë një marrëveshje në të cilën pika e 2-të është që Kosova dhe Serbia ua njohin sovranitetin, pavarësinë, të drejtën e popujve, edhe të drejtën për vetëvendosje, edhe shtetet funksionojnë mbi të drejta të barabarta të shteteve”, ka thënë ai.
Ky dokument sipas Konjufcës siguron po ashtu, se të 2-ja shtetet, nuk do ta pengojnë njëra-tjetrën në anëtarësimin e organizatave ndërkombëtare.
“Këto 4 kategori janë shumë të fuqishme, njohja në këtë dokument mua më duket është defakto, njohje defakto, është thelbi i dokumentit që të sigurohemi që Kosova dhe Serbia e pranojnë njëra tjetrën, si entitete shtetërorë të ndamë, që nuk i ndërhyn njëra tjetrës, që nuk e pengojnë në anëtarësimin në organizatave ndërkombëtare”, ka thënë ai.